Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në seancës e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Telekomin e Kosovës.
Haradinaj tha se sikur të kishin marrë një veprim për ndërprerjen e kontratës me Z-mobile, do t’i sillte probleme.
“Sa i përket kontratës me z-mobile, për të ju shmangur një arbitrazhi të dytë i cili do të shkaktonte humbje, është krijuar një mekanizëm i shqyrtimit të kontratës. Kontrata është e lidhur me licencë, e që e ka fatin deri në korrik 2019. Siç parashihet në kontratë, jemi në proces të negociatave me Z-mobile për të bërë analizën e kontratës. Pas këtyre proceseve ne mund të marrim vendim për tërheqjen nga kjo kontratë”, tha ai.
Haradinaj tha se kushdo që e dëmton interesin e kompanisë duke e vazhduar një kontratë që i sjellë dëm asaj, do të mbajë përgjegjësinë ligjore.