Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar me rastin e vdekjes së heroit të kombit Bujar Roka, Sadijes.
Në vizitë ngushëlluese tek familja Roka, Haradinaj i ka dhuruar flamurin Kombëtar nipit të saj Bujarit.
“I përjetshëm kujtimi për nënën Sadije”, ka thënë ai, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e zonjës Sadije, nëna e heroit të kombit, Bujar Roka. Në vizitë ngushëlluese në familjen Roka, i dhurova nipit, Bujarit të ri, Flamurin Kombëtar dhe të Kosovës. I përjetshëm kujtimi për nënën Sadije.