Haradinaj: Qeveria do t’ia kthej integritetin sistemit të shëndetësisë

Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’ia kthejë integritetin sistemit të shëndetësisë, duke ngritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

“Qeveria e Kosovës do t’ia kthejë integritetin sistemit të shëndetësisë, duke ngritë cilësinë e shërbimeve”.

Së bashku me drejtuesit e sektorëve shëndetësorë jemi mobilizuar për paga të dinjitetshme, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe avancimin e ligjeve në këtë fushë.Mjekët janë heronjtë e Kosovës dhe e kemi detyrë t’ua kthejmë dinjitetin”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook.