Haradinaj tregon çka i kërkoi komisionarit Hahn

Kryeministri Haradinaj, i paluhatshëm në qëndrimin e tij karshi taksës, bëri të ditur se i ka thënë edhe komisionarit Johannes Hahn, që ta bëjë gati marrëveshjen për tregti të lirë.

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, Haradinaj theksoi se mund të filloi implementimi i asaj për tregti.

“Ka heqje në shkëmbim të njohjes, një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Unë i kam thënë z. Hahn që ta bëjë gati edhe marrëveshjen për tregti lirë”.

Ai mohoi mundësinë që ta votojë një rend dite ku si pikë është heqja e taksës.

“S’ka si me ardhë në qeveri sepse unë e konfirmoi rendin e ditës sipas legjislacionit tonë, s’ka si. Nuk kem nevojë me bë ksi lojëra, të gjithë jemi të rritur. I kam kërkuar edhe Veselit, Limajt, komuniteteve që të më respektojnë sa jam në këtë detyrë. Unë kam marrë besimin e tyre me udhëheq me qeverinë e vendit, propozimi nuk ka ndodh ilegal, ka qenë vendim unanim. Nuk mundesh me ja ndërru qeverisë një vendim pa vullnetin e kryeministrit”.