Haradinaj tregon se kush janë heronjtë që po e shpëtojnë Kosovën!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka thënë se paga minimale në Kosovë nuk duhet të jetë nën 1. Kësisoj, paga më e ulët në vendin tonë mund të jetë 239 euro.

Shefi i ekzekutivit theksoi se heronjtë e gjallë në Kosovë janë sipërmarrësit.

“Ai që e qel një vend pune. Disa janë të mëdhaj, disa të vegjël… ne i kemi këta heronjtë tanë. Ne nuk mundesh të rritësh pagën minimale pa ju dhënë mundësin e zhvillimit këtyre biznesmenëve”, ka deklaruar ai.

Sipas Haradinajt, duhet të jemi të bashkuar me rritjen e pagës minimale. Por pikënisje të jetë koeficienti 1.

“Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me sektorin privat”, është shprehur ai.