“Harron” maskën mbrojtëse, Justin Bieber fotografohet rrugëve duke ngrënë pica

Këngëtari Justin Bieber është fotografuar ditën e djeshme në një rrugë në Beverly Hills, duke ngrënë pica rrugës.
Mesa duket, ai mezi ka pritur dhe në këtë mënyrë nuk ishte në gjendje të mbronte veten dhe të tjerët nga koronavirusi, pasi nuk kishte vendosur maskë, të cilën Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom e bëri të detyrueshme për të gjitha daljet publike më 18 qershor.
Justin ishte i veshur me një veshje sportive ‘slob-rity’, duke përfshirë një këmishë të zezë me mëngë të gjata, tuta dhe atlete dhe një kapele ngjyrë ulliri, shkruan DailyMail
Po atë ditë, Bieber u pa jashtë Rezidencës së Beverly Park në vlerë 25.8 milionë dollarë, të cilën e bleu në muajin gusht së bashku me një roje sigurie. Këngëtari kanadez bëri disa gjeste para paparacëve, para se të futej në veturën e tij të zezë.
Këto fotografi të tijat u shkrepën vetëm pak orë para publikimit të këngës së tij më të re “Holy” në bashkëpunim me Chance The Rapper.