Haskuka: Para e madhe po derdhet në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili është në balotazh si i dyti, në garë me Shaqir Totajn e PDK-së, ka thënë se para datës së zgjedhjeve lokale në Prizren po derdhen shuma të mëdha parash.

Postimi i plotë i Haskukës:

Shumë pare po derdhen në Prizren,

por me datën 19 nëntor vullneti do ta nokautoj paren,
liria do të nokautoj shantazhin,
guximi do të nokautoj frikacakët,
Prizreni do të ju jap një nokaut të madh hajnave të Klanit Pronto. 
Shihemi sonte ne ora 18:00, te vendi!!