Hazard i thotë lamtumirë sezonit

Eden Hazard nuk do të mungojë vetëm në dy ndeshjet e ardhshme kyçe të Real Madridit, kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve në mesjavë dhe ndaj Barcelonës në La Liga në fundjavë, por pothuajse tërë sezonin e mbetur.

Sulmuesi belg u largua nga fusha në minutën e 67-të të takimit duke çaluar, i cili ishte vetëm i dyti për të pas rikthimit nga lëndimi i kaluar që e kishte lënë jashtë fushës së lojës për tre muaj

Real Madridi konfirmoi më vonë se Eden Hazard e ka pësuar një thyerje në nyjën e këmbës në disfatën e së shtunës kundër Levantes në La Liga.

Në një komunikatë për media, Reali konfirmoi: “Departamenti mjekësor i Real Madridit ka zbuluar se Eden Hazard e ka pësuar një thyerje në kërcirin skajor të këmbës së djathtë. Riaftësimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”.

Kërciri i skajor është ashti që thyhet më së shpeshti në nyje dhe shërimi i tij merr tre deri në katër muaj kohë.

Kjo nënkupton se ai do të mungojë pothuajse në të gjitha ndeshjet e mbetura të Madridit këtë sezon.