“Holandezët kurrë nuk e kanë dashur Evropën”

Prillin e kaluar, kur politikanët holandezë dhe italianë ishin duke shkëmbyer fyerje rreth pakos evropiane të rikuperimit ndaj COVID-it, gazeta “Corriere della Sera” shkroi se në ditët e para të integrimit në Evropë, diplomatëve të rinj italianë në Bruksel iu kishin thënë ta zbatojnë rregullin në vazhdim: “Nëse keni ndonjë dyshim, …. holandezët”.

Ekzistonte madje një version diplomatik në qarkullim në Ministrinë e Jashtme të Romës, Farnesina: “Lini holandezët të flasin dhe merreni diametralisht pozicionin e kundërt”.

Kjo nuk është vetëm një anekdotë qesharake. Është aq e vërtetë sot sa ka qenë në fillim të komiteteve evropiane: Në shumë drejtime holandezët janë, prapëseprapë, më shumë skeptikë rreth integrimit evropian sesa italianët, transmeton KOHA shkrimin e Foreing Policy Magazine.

Po – përsëri. Në ditët tona, shumëkush që i kujton holandezët si evropianë të lidhur dhe entuziastë janë në mëdyshje nga një pozitë agresive rreth reformës së eurozonës apo rreth pakos së COVID-19 që vjen nga Haga. Por, kjo nuk është diçka e re. Gjatë dy dekadave të para të integrimit evropian, holandezët janë sjellë në mënyrën e njëjtë. Ata e kanë zbutur qëndrimin e tyre vetëm pas hyrjes së Mbretërisë së Bashkuar më 1973.

Lidhja me britanikët

Nëse e shikojmë nga afër historinë e tanishme, është e qartë se holandezët ndihen më mirë në Evropë kur i kanë britanikët në anën e tyre. Dhe për këtë arsye problemet që i kanë tani për tani janë pjesërisht për shkak të Brexitit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, holandezët ëndërruan për aleancë të lirë e transatlantike e përqendruar në tregti me Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerat. Për dallim nga kultura protestante, ata kanë shumë gjëra të ngjashme me britanikët: dashuria e tyre për detin, pikëpamja e kthjellët e jetës dhe një dispozitë komerciale.

Të dyja janë liberale, vende detare dhe tregtare që dikur kanë pasur perandori përtej detit, që dikur kanë goditur vetë.

Por aleanca transatlantike kurrë nuk doli në letër. Në vend të kësaj, më 1950 holandezët dëgjuan (në radio) se Franca dhe Gjermania vendosën të formojnë Komunitetin Evropian të Thëngjillit dhe Çelikut, të udhëhequr nga një autoritet mbikombëtar. Holandezët nuk ishin në dijeni të këtij plani Schuman, i cili kishte dalë publikisht më 9 maj 1950: Parisi dhe Berlini supozuan – me korrektësi – se do ta kundërshtonin.

Me të drejtë, Qeveria holandeze nuk ishte e lumtur me fqinjët e saj të mëdhenj, njëri një okupues i tanishëm, që kishte planifikuar t’i bashkohej forcave politike. Vendi i vogël, liberal dhe pragmatik është dukur gjithmonë perëndimor, me frikën se mund t’iu zihet fryma nga, me radhë, kultura ligjore e madhe gjermane dhe étatisme-ja franceze që holandezët e urrejnë deri në vdekje.