Hoti e quan ‘plaçkë’ ndarjen e 500 mijë eurove për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
E ndarjen e këtyre mjeteve shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur ‘plaçkë’.

Kjo pasi që sipas tij për këtë përvjetor u ndan 10 herë më shumë fonde për mbulimin e shpenzimeve se në vitin 2015.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Si të quhet ndryshe veçse plaçkë.

Qeveria e PAN-it ndanë:

500,000 euro në 2019 (mbledhja 89 e Qeverisë e datës 12.02.2019)

600,000 euro në 2018 (vendimi 03/29, 13.02.2018)

Ndërkaq, në Qeverinë Mustafa janë ndarë:

70,000 euro në 2017 (vendimi 08/130, 08.02.2017)

70,000 euro në 2016 (vendimi 09/72, 29.01.2016)

50,000 euro në 2015 (vendimi 12/12, 05.02.2015) .