Hoti: LDK-ja do të kujdeset që Kosova mos të devijojë nga agjenda euro integruese

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku, kanë pritur në takim sot drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.

Hoti, siç njofton komunikata për media nga LDK, falënderoi Eichhorst për bashkëpunimin në avancimin e integrimit të Kosovës drejt BE-së.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar për proceset integruese të Kosovës, për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Hoti përsëriti qëndrimin e LDK-së për dialogun dhe theksoi se LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda euro integruese”, thuhet në njoftim.