Hoti: T’i ruajmë vijat e kuqe që SHBA ia vendosi Serbisë në vitin 1992

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur mirënjohjen ndaj presidentit George H.W Bush i cili u nda nga jeta sot.
Hoti ka shkruar se do t’i jemi përjetë mirënjohjës për vijën e kuqe që i vendosi Serbisë në vitin 1992

Ky është postimi i tij i plotë:

Ndahet nga jeta Presidenti Bush, te cilit populli i Kosoves i eshte perjete mirenjohes per VIJEN E KUQE qe i vendosi Serbise me 1992 lidhur me nderhyrjen te forcave serbe ne Kosove. Nderkaq, Bushi i riu me 2007 pati deklaruar ne Tirane se “MJAFT ESHTE MJAFT, KOSOVA DUHET TE JETE E PAVARUR”.

Ngushellime familjes se tij dhe gjithe popullit amerikan. E perjetshme miqesia e Kosoves me popullin amerikan.

T’i ruajme keto vija te kuqe, te cilat tash po tentohet te shkelen.