Hoxha i Drenicës Mulla Osmani, ka një kërkesë për qeverinë dhe BIK-un

KËRKESË PËR QEVERINË DHE LIDERSHIPIN E BIK-SË 

Shkruan: Osman S. Musliu

Pakoja e asistencës emergjente e ndarë nga Qeveria, ishte  një veprim shumë i mirëpritur nga të gjithë qytetarët. Mirëpo, në këtë asistencë sigurisht se nuk janë përfshirë që të gjitha kategoritë, e në mesin e tyre as komunitetet fetare.  Ne, përmes kësaj lutjeje publike ju bëjmë me dije se, nëse kjo gjendje emergjente e shkaktuar nga pandemia Covid-19, për X arsye të ndryshme mund të vazhdoj për disa muaj me radhë, atëherë shumë prijës të xhamive në vendin tonë mund të mbesin pa asnjë të ardhur  të tyre mujore. 

Kjo do të jetë një situatë  e rëndë, dhe sidomos për pjesën e imamëve të cilët kanë qenë të varur drejtpërdrejtë nga anëtarësia e vendit dhe lokalitetit ku shërbejnë, sepse me kalimin e kohës rezervat e çdo familje varfërohen dhe pakësohen deri  në minimum dhe ndihma e tyre ndaj prijësve fetar është e pamundshme.

Ne po e vëmë këtë në spikamë  si problem, për  pjesën  e prijësve fetar të besimtarëve mysliman, sepse nuk e dimë se si kjo është e rregulluar brenda komuniteteve tjera, dhe se  cili është buxheti  i tyre.  Mirëpo, ne besojmë se,  një asistencë nga  buxheti shtetëror do të duhej ti përfshinte të gjithë kategorinë e nevojshme të komuniteteve fetare pa dallim.

Prandaj, do të ishte mirë  sikur të gjendej një formë e stimulimit nga buxheti shtetëror edhe për këtë kategori nëpunësve,  të cilët janë në shërbim të komunitetit të cilit i takojnë. 

BIK-së Islame duhet të dalë  me qëndrim zyrtar për mundësitë dhe kufizimet e veta buxhetore dhe t`i kontaktoj organet shtetërore për mundësinë e gjetjes së ndonjë kompromisi në këtë drejtim. 

Lusim Zotin që bashkërisht që  këtë sfidë ta kalojmë sa ma lehtë !