Hoxha: Pa ndihmën e donatorëve të jashtëm Kosova nuk do të ishte aty ku është sot

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë në Forumin e Donatorëve se Kosova për 11 shtet ka ecur përpara dhe është e krahasueshme me disa prej vendeve që janë shtet mbi 100 vjet.
Ajo ka thënë se Kosova është duke vazhduar në përmbushjen e obligimeve të saj.

“Si shteti më i ri dhe më proevropian po vazhdojmë me implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”.

Ajo ka thënë se vendi po punon në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Pa ndihmën e donatorëve të jashtëm Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot. Kemi sfida para nesh ashtu siç ka edhe çdo shtet në botë. Ministria e Integrimeve Evropiane ka punuar në vazhdimësi në sistemin e koordinimit të donatorëve të jashtëm. Kemi synuar që koordinimi i donacioneve të Shndërrohet në pjesë përbërëse në planifikimin e politikave ndërkombëtare”, tha Hoxha.