Hoxhaj: Vitin e ardhshëm nuk do të ketë vëmendje ndërkombëtare për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se Kosova shumë shpejt nuk do të ketë vëmendjen ndërkombëtare që e ka tani.
Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë rastin kur SHBA dhe vendet e G7-ës po merren me prioritet me Kosovën dhe të mos merret me luftë të brendshme politike.

“Bota po ndryshon sepse nuk do të ketë vëmendje ndërkombëtare për Kosovën edhe në 2020. Çështja e Maqedonisë është mbyllur dhe ne jemi prioritet, ne duhet të shtrojmë pyetjen se ku do të jemi në Këshill të Sigurimit. Ne i referohemi kushtetues së Kosovës ku territori është i paprekshëm. Tema kryesore është që të arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje të ndërsjellë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se çdo marrëveshje finale me Serbinë do të votohet në fund në Kuvendin e Kosovës.