“I am Paul Walker”, dokumentari shfaqet në 5 vjetorin e vdekjes

Një pjesë e versionit të shkurtër të dokumentarit “I am Paul Walker” u transmetua në verë në SHBA, në “Paramount Network”, ndërsa më 30 nëntor do të debutojë në platformat Video On Demand, pikërisht në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit, në një aksident rrugor.

Përkujtimi i bëhet nga regjisori Adrian Buitenhuis, falë intervistave të të afërmve dhe shumë miqve, duke kujtuar Paul Walker jashtë sagës “Fast & Furious”, nga e cila u bë më shumë i njohur. Në klipin e mëposhtëm është regjisori i të parit film “F&F” Rob Cohen që kujton reagimin e Walker kur i propozoi rolin.