“I love Tropoja”- Filmi qe futi ne film te papune e deshtake!

Shkruan: Eva Vatoci


Me gjithe zhdervjelltesine menaxheriale Ermal Mamaqi nuk do kishte gjetur menyre me te persosur reklame sesa ajo qe po i bejne “patriotet folkloriko-qesharake” keto dite!
Ne nje kohe kur akoma as producenti i filmit dhe as aktoret e tij nuk e kishin pare vete filmin e montuar e te perfunduar nga rrethinat e Kamzes e deri te Ushtari i Panjohur ku te papunet çatojne ne pritje te ndonje ustai, u turren disa emra herë te pashquar e me shume te deshtuar e deshperuar me “kritika” patriotike” nen jorganin e harrnuar te Kanunit qe as e njohin e as e zbatojne. Kurre ndonjehere te pakten kur flitet per art nuk kisha pare kaq emra te pamoralshem publikisht te kerkojne nder e moral!Kurre nuk kisha imagjinuar qe dhe ushtaret e “shamikuqes” ti qasen fushes speciale te Kinematografise…! Por nejse nuk dua ti konsideroj…refuzoj dhe ti perbuz se dhe perbuzja kerkon mund human. Thjesht dua t’ju kujtoj se filmi eshte aq i shkelqyer sa ndoshta pa ekzagjerim do te perkthehet shpejt ne miresi edhe ekonomike per Tropojen time…Tropojen tone!
Une e di qe magazina e mitingasheve ka ngelur pa pune e pa prespektive por ky esht faj politik dhe jo kinematografik.
“I love Tropoja” po numeron numrin me rekord te shikuesve dhe ju siguroj se eshte filmi kampion shqiptar deri me sot por dhe me tutje do ngelen nje “guiness” shqiptar.
Deshperimi e moskapaciteti mental e profesional nuk eshte argument per tu turrur ne pisten e vrapimit te shekullit dixhital kur ne fakt je azmatik. Duhet kohe e pune qe keta “atlete” te kurohen e aftesohen…e kur kjo te ndodhe (nese ndodh) bota do kete kaluar finishin…koha ecen me hapin e saj dhe jo me hapin e oren e prishur te Babaleve. Kaq di e kaq thashe por pasi e pashe dhe shijova superfilmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja” ndaj me shpirt e them: Faleminderit Ermal!