I vjen keq që Gjykata Speciale e ka ftuar Haradinajn, nuk tregon a do të shpallë zgjedhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, kjo si rezultat i dorëheqjës së kryeministrit Haradinaj i cili u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kompentenca për shpalljen e zgjedhjeve i takon Presidentit të vendit. E Presidenti i vendit bëri publike se shumë shpejtë do të takohet me partitë politike dhe koalicionin që ka fituar zgjedhjet në mënyrë që të vendoset se a do të shkohet në zgjedhje, apo Presidenti ta emërojë dikë tjetër në pozitën e kryeministrit.

Presidenti tha se me keqardhje e ka pritur lajmin se kryeministri Haradinaj është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Gjithashtu tha se beson në pastërtinë e luftës së UÇK’së dhe në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë.

Krejt në fund Presidenti premtoi se as vlerat e lirisë dhe as UÇK’në nuk mund ta cenojë askush!