Icardi e preferon këtë klub

Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo kërkon nga Interi që ta ulë çmimin e sulmuesit argjentinas, i cili është i huazuar aktualisht në Francë

Mauro Icardi dëshiron ta vazhdojë eksperiencën në futbollin francez

Sulmuesi argjentinas ishte huazuar këtë sezon në Paris Saint-Germain.

Përkohësisht, ish-futbollistit të Sampdorias i duhet të rikthehet në Inter.

Megjithatë, ish-kapiteni “Nerazzurri” dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara ia kanë bërë të ditur PSG-së se lojtari dëshiron të qëndrojë në “Parkun e Princave”.

Kampioni aktual francez e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të Icardit për 70 milionë euro.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo shpreson që ta mbyllë këtë çështje për 50 milionë euro.

Por, për momentin Interi nuk duket i gatshëm për ta bërë këtë sakrificë.

Ndërkohë, interesim për Icardin ka shfaqur edhe Juventusi.