Ideja për shkëmbim territoresh ende aktive në BE, Serbia pret që Kosova ta bëj hapin e parë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se duhet të jenë më të kujdesshëm pas mesazhit të Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.
Kjo pasi Hahn ka thënë se shkëmbimi i territorit mund të jetë pjesë e një marrëveshje në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ndërsa, Daçiq ka theksuar për ‘Blic’ se pret që Prishtina ta bëj hapin e parë

“Së pari le të zgjidhet çështja e taksës dhe pastaj mund të vazhdojmë. Le të presim se çfarë do të ndodhë në Berlin më 29 prill”, ka thënë Daçiq.

Dy ditë më parë, Hahn ka folur për ‘Washington Post’ ku ka deklaruar se shkëmbimi i territorit mund të jetë pjesë e një marrëveshje të detyrueshme.

Po ashtu, ai ka shtuar se një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme në mes të dyja palëve, Kosovë-Serbi duhet t’i përfshijë edhe çështjet përtej kufijve duke i respektuar të drejtat e pakicave.