iDesign Gold i dhuron Messit një telefon nga ari 24 karatë

Një celular prej 4000 eurosh. Kjo është dhurata e fundit që Leo Messi e ka marrë nga iDesign Gold.

Bëhet fjalë për një iPhone XS të larë në flori 24 karatësh, një “xhevahir” që në versionin normal kushton 1400 euro.

Celulari i ri i Messit do të ketë të gdhendur numrin 10 të fanelës së tij, emrin e bashkëshortes Antonella dhe të fëmijëve Thiago, Ciro dhe Mateo.

Por, nuk do të mungojnë logot e Barcelonës dhe Argjentinës.