Imer Selmani reagon ndaj Blerim Rekës

Ish kandidati presidencial, Imer Selmani u gjend në shënjestër të kritikave të opinionit për shkak të përkrahjes publike që i bëri kandidatit presidencial Stevo Pendarovski. Shtabi i kandidatit Blerim Reka madje bëri kërkesë zyrtare që Tirana t’ia marrë Selmanit titullin e konsullit të nderit të Shqipërisë, për shkak të paraqitjes së tij në fushatë zgjedhore.

Në një deklaratë për Lajm.Tv, Selmani thotë se Reka e ka gabim, pasi ai në tubimin e Pendarovskit nuk ka qenë në cilësinë konsullit të nderit të Shqipërisë, por në cilësinë e kandidatit që i pari në vitin 2009 ka promovuar konceptin që tani po e promovon edhe kandidati Stevo Pendarovski.

Selmani poashtu precizon se vendimi për emërimin e tij për konsull nderi ende nuk është i plotfuqishëm.

Kujtojmë se Blerim Reka, kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dielen ka duke mbajtur tubimin parazgjedhor në Kumanovë, shkruan Insajderi.

Ai në këtë tubim, përkrahë pati edhe të parin e LVV, Albin Kurtin. Reka në këtë tubim, tha se shqiptarët nuk janë problem dhe prioriteti i kandidaturës së tij do të jetë me 0% probleme me fqinjë.