Infektologu i QKUK-së tregon se çfarë duhet ndërmarrë këto ditë kur numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur

137 raste të reja u konfirmuan sot si të prekur me COVID-19, teksa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16 mijë e 891 persona.
Në ditët që lamë pas pati një ngritje të madhe të numrit të të infektuarve, teksa lidhur me këtë është deklaruar edhe infektologu Izet Sadiku.
Sadiku tha se rritja e numrit të të infektuarve ka qenë e pritur, sidomos tash kur po shihet rritje e numrit të të infektuarve në Evropë.
Sipas tij, java e fundit ka treguar se po hymë shumë shpejtë në një fazë të re dhe se shumë shtetet të huaja kanë filluar veçse aplikimin e masave të reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontroll një valë të re të infeksionit.
Sipas tij edhe Kosova duhet të analizoj forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mund të jenë të përballueshme për sistemin spitalor.
Sadiku tha se duhet rritur kapacitetet testuese, të bëhet punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësorë, të rriten pajisjet dhe kapacitetet spitalore dhe të rritet numri i inspektorëve.
Postimi i plotë:
Ballafaqimi me COVID19
Në javën e fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID19 e cika ka qenë e pritur sidomos tash kur po shohim rritjen e shpejt të rasteve ne Evropë.

Java e fundit ka treguar që po hym shumë shpejt në një fazë të re dhe shtetet Evropianekanë filluar aplikimin e masave te reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontrollë një valë të re të infeksionit.
Edhe Kosova duhet të analizoj forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mudn te jenë të pa përballueshme për sistemin spitalor.
Numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptushme duke ditur aktivietet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi iCOVID19 .
Rritja e kapacieteve testuse e cila do të vazhdoj të rritet edhe javëve ne vijim,
Punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësor,
Rritja e pajisjeve dhe kapacieteve spitalore
Rritja e numrit të inspektorëve
Janë disa masa që janë nderrmarrë për lufitimin dhe parandalimin e pandemisë të cilat kanë dhanê rezultate.
Tash dueht filluar kontrolli rigoroz i respektimit të masave dhe duhet të filoj aplikimi i masave parciale, aty ku nuk respektohen masst aty merren masat ndëshkuese,
Të analizohen veprimatarit që rrisin rrezikun e infeksionit më shumë te merren ,masa për redukim te tyre.
Të bëhet vaksinimi për gripin sezonal.
Të respektohen masat parandaluese.