Interi në krizë financiare, kërkon nga futbollistët të heqin dorë nga paga për dy muaj

Sipas Sky Sport Italia, presidenti i Interit, Steven Zhang ka kërkuar nga lojtarët që të heqin dorë nga paga e tyre për dy muaj, për ta ndihmuar klubin.

Sikur shumë prej klubeve evropiane, Interi po ballafaqohet me një krizë financiare për shkak të pandemisë COVID-19.

Zhang takoi lojtarët këtë mëngjes dhe u kërkoi të hiqnin dorë nga paga për dy muaj

Secili lojtar do të vendos individualisht dhe do të takohen me drejtorët e klubit në ditët në vijim.

Sipas raporteve në Itali, futbollistët e Interit veçse kanë hequr dorë nga bonuset e titullit pasi fituan Scudetton pas 11 viteve.