Isa Mustafa: Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është njeriu i duhur që të luftohet krimi dhe korrupsioni në vend.
“Miq të nderuar. Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin”, shkruan ai në një status në rrjetin social Facebook.
“Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti”, shton ai.