fbpx

Ish-agjenti i SHIK-ut ka një kërkesë, ja çfarë të bëhet me këta persona në fotografi

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, ka bërë një kërkesë publike në rrjetin social Facebook.

Miftari, duke e publikuar edhe një fotografi të përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe gazetarit Baton Haxhiu ka kërkuar që të ndalen sa nuk i është bërë vonë Kosovës.

“Ndaloni këta persona sa nuk ju bë vonë Kosovës”, shkruan Miftari në Facebook.

E kjo thirrje e tij vjen pas shumë kritikave që iu janë bërë këtyre tre protagonistëve shqiptarë se janë duke punuar në dëm të interesave kombëtare të shqiptarëve.

Mos të harrojmë se kryeministri shqiptar, Edi Rama është duke punuar që të ngjallë një minishengen Ballkanik, e që kjo nuk është pritur mirë nga shqiptarët, sidomos në Kosovë.

Thaçi është i njohur për idenë e tij për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës.

Kurse gazetari Baton Haxhiu është përkrahës i dy liderëve të lartcekur dhe bashkëpunëtor i kahershëm i Serbisë.

Andaj edhe thirrja e Miftarit ka të bëjë në lidhje me këtë çështje që të ndalohen e mos të vendosin për fatin e shqiptarëve dhe interesave kombëtare tonat.