Ish – menaxheri godet Mozzikun dhe Loredanën: Këta ta bojnë hor ni komb

Pas arrestimit të reperes Loredana Zefit dhe vëllait të saj në Zvicër, nën dyshimet se kanë mashtruar një cift duke i marrë shuma të mëdha të parave, ka reaguar përmes Instagramit edhe ish-menaxheri i Mozzik, Met Elshani

Menaxheri i kompanisë “On Records”, përmes një shkrimi në Instastory, Elshani ka thumbuar Mozzikun dhe Loredanën.

“Jo thojsha nuk besojshit qe kta njerz marre jan Hor ta bojn ni komb”, janë fjalët e Metit në Instagram.

E më shumë gjasë ky postim i dedikohet Mozzikut e Loredanës.

Më pas ai postoi edhe një fotografi, nga një postim i një vajze dhe shkroi “krejt e keni harru ket qiken kur thojke more paret mi ka vjedh kush perkrahje si dha e kjo edhe ma marre”.

Elshani për një kohë të gjatë ka qenë menaxher i Mozzikut dhe Getinojs dhe ndarja nga ky label nuk kaloi pa zhurmë. Dy vëllezërit duket se nuk ishin ndarë aspak mirë nga ish menaxheri i tyre, Mehmet Elshani.