Ish -ministri serb nga Lista Srpska, zgjedh Jugun e Shqipërisë për pushime

Pushimet verore kanë filluar edhe për ish-ministrin serb në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq. Ky i fundit është parë duke pushuar në jugun e Shqipërisë.

Lexues kanë dërguar foto teksa shihet Jabllanoviq duke shijuar plazhet shqiptare.

E Jabllanoviq ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës duke udhëhequr ministrinë për Komunitetet dhe Kthim në qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa.