Ismet Sylejmani: “Xhevat, ëndërrat u bënë realitet”

“Vitiasi Xhevat Qerimi, i dekoruar me urdhërin Hero i Kosovës, ishte një ndër ushtarakët e parë i cili bashkë me Zahir Pajazitin, Sali Çekun e të tjerë përfundoi stërvitjet ushtarake në Shqiperi më 1991.

Ai ishte ushtaraku i parë i anamoravës i stervitur në Shqipëri, një nga të parët e UÇK-së.

Xhevati humbi jetën në rrethana të dyshimta në vitin 1993.

Në ditën e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, Heroin Xhevat Qerimi nuk e ka harruar shoki bashkëveprimtari i tij, Ismet Sylejmani, i cili përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se ëndrrat e kahershme u bënë realitet.

Ky është shkrimi i plotë:

I dashur dhe i nderuar shoku e bashkëveprimtari im, Heroi i Kosovës Xhevat Qerimi!

Me 14.12.2018 Atdheu ynë Kosova u bë me USHTRI të pranuar e të njohur nga SHBA- të dhe aleatë të tjerë të mëdhenj të popullit shqiptar!

I dashur shok, u bënë realitet ëndrrat dhe dëshirat tona të hershme, atëherë kur ishim në LPRK e kur u nisëm në rrugën e krijimit të UÇK-së!

Me këtë përkujtim në këtë moment të madh ushtarako-politik të popullit e Atdheut tonë të dashur e të shtrenjtë, nderimi shkon për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, për të plagosurit e lirisë, luftëtarët e komandantët, veprimtarët e pjestarët aktiv në luftën për largimin e Serbisë pushtuese nga Kosova dhe viset e saja!

Lavdi e përjetshme i dashur dhe shumë i nderuar shoku e bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës XHEVAT QERIMI!

Ismet Sylejmani 

Cernicë,16 Dhjetor 2018!