Italia më e ashpër ndaj imigrantëve, xhamitë e paautorizuara do të mbyllen menjëherë

Imigrantët e Italisë kanë frikë se do të vinë kohë të vështira për ta kur koalicioni popullist do ta marrë pushtetin.
Izzedin Elzir, imam i Firences dhe kryetar i Unionit të Bashkësive Islame të Italisë, është i shqetësuar. “Xhamitë e hapura, transparente janë pjesë integrale e pëlhurës sonë urbane, shoqërore dhe kulturore,” tha ai për Observer. Por, ndërsa Italia po bëhet gati për një qeveri të re të kryesuar nga Lega e ekstremit të djathtë, me udhëheqësin e saj, Matteo Salvini, si ministër i brendshëm, ai e di pothuajse me siguri që ditë të vështira po vijnë.

Lega ka krijuar një aleancë me lëvizjen anti-establishment “Lëvizja pesë yjet”, pasi të dy partitë morën më shumë se 50% të votave mes tyre në zgjedhjet më 4 mars. Kjo mund të paralajmërojë një administratë me linjën më të ashpër ndaj emigrantëve në historinë italiane të pasluftës.

Të premten, Salvini dhe kreu Lëvizjes me pesë yje Luigi di Maio, zbuluan një dokument të përbashkët politikash. Ai përmbante plane për të ndërtuar më shumë qendra të paraburgimit për të përshpejtuar deportimin e rreth 500,000 emigrantëve të paligjshëm dhe për të rishikuar misionet e shpëtimit të emigrantëve, pasi ata mbërrijnë në brigjet e Italisë.

Marrëveshja gjithashtu kërkon një ri negocim të traktatit të refugjatëve të Dublinit dhe për t’u mbyllur kampet e “paregjistruara” të Romëve.

Sa u përket xhamive, dokumenti kërkon që imamët të regjistrohen tek shteti. Xhamitë e paautorizuara do të përballen me mbylljen “e menjëhershme”, ndërsa propozimet për ndërtimin e atyre të reja dhe financimin e tyre do të shqyrtohen. “Sa i përket asaj që ata thonë për rregullat, unë sugjeroj që ata respektojnë kushtetutën tonë italiane, e cila flet për lirinë shumë fetare që ata po përpiqen ta kufizojnë”, tha Elzir, transmeton The Guardian.

Programi, i cili sipas Lega dhe Lëvizjes pesë yjet do ta varros politikën tradicionale për të mirë, u miratua nga 94% e anëtarëve të M5S në një votim online të premten do të jetë në dispozicion të mbështetësve të Lega-s në të gjithë Italinë përpara se të dorëzohet tek presidenti italian Sergio Mattarella, të hënën. Në shkurt, një simpatizant i ekstremit të djathtë plagosi gjashtë emigrantë afrikanë në Macerata.

Ndërsa Di Maio dhe Salvini fituan sukseset e tyre zgjedhore në mëngjes pas zgjedhjeve, Idy Diene, një shitës në Senegal që kishte jetuar në Itali për më shumë se dy dekada, vdiq pasi u qëllua në gjashtë herë derisa po shiste mallrat e tij në Urën Vespucci të Firencës. Vrasësi ishte Roberto Pirrone, një italian i bardhë 65 vjeçar, i cili i tha policisë se kishte planifikuar të bënte vetëvrasje.

Kur ai nuk mundi të rrëmbejë guximin për të vrarë veten, ai tha se e qëlloi objektivin e parë të rastësishëm. Një motiv racist u përjashtua, duke shkaktuar zemërim në mesin e komunitetit senegalez të qytetit. Imami Elzir pranon se emigracioni është bërë një problem “i vërtetë” për qytetarët gjatë 20 viteve të fundit për shkak të dështimit të qeverive të mëparshme për ta menaxhuar atë.

“Kështu që unë i ftoj ata në qeverinë e re për të menaxhuar imigracionin, që do të thotë të respektojmë rregullat dhe të tregojmë solidaritet. Fushata zgjedhore mbaron – tani duhet të jenë më të përgjegjshme në vend që të krijojnë më shumë frikë në shoqërinë tonë ” –tha ai.