Ivica Daçiq reagon për lirimin e Tomorr Morinës

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar për lirimin e Tomorr Morniës nga Maqedonia e Veriut pasi që ky i fundit ishte arrestuar me një fletëarrest të lëshuar nga Serbia.

Ish-ushtari i UÇK-së dje është liruar nga burgu i Shutkës dhe ka hyrë në Kosovë, pasi gjykatat në Maqedoni vendosën mos ta ekstradojnë në Serbi.

“Dështimi i Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e ish-anëtarit të UÇK-së Tomor Morina në Serbi është një vendim politik”, tha Ivica Daçiq.

“Nëse dikush është në kërkim për arrestim nga Interpoli, çfarë mund të mendojë, nëse do ta dorëzojë atë, ap