Ja çfarë duhet të bëni për të rritur nivelet e vitaminës D në dimër

Vitamina D është përfolur shumë gjatë kësaj periudhe, kjo për shkak dhe të lidhjes së saj me COVID-19. Ndërsa studiuesit nuk janë akoma të sigurt nëse mund të ndihmojë në parandalimin e koronavirusit, ne e dimë që ajo luan një rol të madh në shumë procese thelbësore të trupit. Ajo ndihmon në rregullimin e funksionit të gjeneve të shoqëruara me sistemin imunitar, mbështet një tiroide të shëndetshme, kontribuon në kocka të forta dhe shumë më tepër.

Ashley Jordan Ferira theksoi në një artikull të fundit se, “qoftë për shëndetin tuaj të kockave apo sistemin imunitar, vitamina D është një investim për mirëqenien tuaj”. Ndërsa marrja e mjaftueshme e vitaminës D – të paktën 2,000 deri 3,000 IU në ditë për të rritur të shëndetshëm – është e mundur, kjo nuk do të thotë që të gjithë po e bëjnë atë. Shumica e njerëzve në Amerikë dhe në të gjithë botën nuk arrijnë nivele adekuate të vitaminës D vetëm përmes dietës dhe mënyrës së jetesës – veçanërisht gjatë dimrit.

Pse pamjaftueshmëritë e vitaminës D mund të shpërthejnë në dimër

Dy burimet kryesore natyrore të vitaminës D janë ushqimi dhe rrezet e diellit. Marrja e gjithë vitaminës D vetëm nga dieta është një sfidë pasi nuk është e pranishme në shumë grupe kryesore ushqimore. Për t’u ngarkuar me të, shumica prej nesh do të duhet të marrim shtesa.

“Vitamina D është një ‘vitaminë dielli’, që do të thotë që prodhimi i saj fillon me ndikimin e rrezeve të diellit me spektër të plotë,” thotë për Jeffrey Bland, ekspert i mjekësisë funksionale dhe themelues i Big Bold Health. Bland thotë që të kalosh 30 minuta në diell çdo ditë duhet të jetë e mjaftueshme – por kjo është më e lehtë për t’u bërë gjatë muajve të pranverës dhe verës. “Netët e gjata dhe ditët e shkurtra të dimrit, veçanërisht në gjerësitë gjeografike veriore, rezultojnë në nivele më të ulëta të vitaminës D në trup,” thotë ai.

Nuk është domosdoshmërisht e dukshme kur trupi juaj ka nevojë për më shumë vitaminë D, duke e bërë të pamundur diagnostikimin e një pamjaftueshmërie në shtëpi. Bland shpjegon se simptomat janë “shumë delikate” dhe mund të përfshijnë lodhje, rritje të shpeshtësisë së ftohjeve dhe infeksioneve, dhimbje kronike të muskujve dhe kockave, dhe ndryshime të humorit.

“Kjo mund të jetë konfuze, pasi këto simptoma mund të lidhen edhe me shumë probleme të tjera”, shton ai. “Kështu që nëse një person i përjeton këto simptoma do të ishte mirë të kontrollonte nivelet e vitaminës D në gjak.”

Si të kthehemi në rrugën e duhur.

Tani që e dimë që nivelet e vitaminës D mund të ulen në dimër, le të flasim se çfarë të bëjmë për këtë. Së pari, synoni të dilni më shumë këtë sezon. Marrja e rrezeve të diellit mund të rrisë gjithashtu disponimin tuaj dhe të ndiheni veçanërisht rikuperues gjatë periudhave pandemike. Vetëm sigurohuni që të dilni në mënyrë të sigurt.

“Në një ditë dimri me diell, dilni jashtë. Ekspozoni fytyrën dhe krahët ndaj rrezeve të diellit për të paktën 30 minuta,” thotë Bland. Si një politikë shtesë sigurimi, ose nëse krahët nuk mund të ekpozohen për shkak të kushteve klimaterike, një suplement i vitaminës D në muajt e ftohtë mund të jetë gjithashtu një veprim i zgjuar.