Ja çfarë po ua ngadalëson internetin dhe si ta rregulloni këtë problem

Inteferenca nga monitorët e celularëve dhe llambave elektrike janë një nga shkaqet më të zakonshme që shkakton ngadalësim të sinjalit të ruterit, ka paralajmëruar një kompani.
OfCom këshillon që njerëzit t’i mbajnë pajisjet e tjera elektrike larg ruterëve sa më larg që të jetë e mundur.

Këto pajisje përfshijnë celularë, TV, llamba elektrike dhe pajisje të tjera që funksionojnë pa asistencën e telave.

Për ta rritur shpejtësinë e internetit, kjo kompani këshillon që ju:

Ta mbani larg ruterin nga çdo pajisje që emiton rreze.

Ta vendosni ruterin në një raft, jo në dysheme.