Ja kur publikohet rezultati i analizës së Hazirit për koronavirus

Rezultati i analizës së koronavirusit të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, pritet të publikohet sot pasdite.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se sot pasdite pritet të dalë rezultati i analizës së koronavirusit së kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi është vetizoluar ku dyshon se është prekur me Covid 19

“ Z. Haziri është në gjendje të mirë shëndetësore, ai është vetizoluar pasi ishte në një dasmë ku aty ka rezultuar se një person është prekur me Covid 19. Me informacionet që kam besoj se sot do të dalin rezultatet e analizës së koronavirusit së kryetarit”, tha ai.