Jep dorëheqje Presidenti i Bankës Botërore, Jim Young Kim

Komuniteti ndërkombëtar është tronditur nga dorëheqja e papritur dhe e paparalajmëruar e Presidentit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim. Ai do të tërhiqet zyrtarisht nga detyra më 1 shkurt, ndonëse kishte mandat deri në vitin 2022.
Banka Botërore, me bazë në Uashington, është njëra nga dhurueset më të mëdha të fondeve për vendet në zhvillim. Përmes Bankës Botërore janë financuar projekte të mëdha në Azi, Afrikë dhe Amerikë Jugore.

Vendimi i tij për t’u tërhequr nga kjo pozitë dhe për të kaluar në sektorin privat është përshkruar nga një burim i afërt me bankën si vendim i motivuar nga arsye personale, shkruan “The Guardian”