Johnson për NATO-n: Një për të gjithë, të gjithë për një

Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili u gjend në situatë të merret me fushatën zgjedhore dhe samitin e NATO-s në të njëjtën kohë, ka apeluar në unitet në Aleancë pas kritikave të presidentit francez Emmanuel Macron.

Johnson ka theksuar rëndësinë e NATO-s për sigurinë e një miliardë njerëzve.

“Si themel i NATO-s është premtimi se do të renditemi në mbrojtje të njëri tjetrit: një për të gjithë, të gjithë për një”, ka thënë Johnson pas arritjes në kompleksin luksoz të hotelin jashtë Londrës, ku po mbahet samiti i NATO-s.

Vizita e presidentit amerikan Donald Trump, i cili aspak nuk është i popullarizuar në Britani të Madhe, mund t’ia komplikojë fushatën Johnsonit para zgjedhjeve britanike më 12 dhjetor, pretendon AP.

Agjencia shton se Johnson dëshiron ta shmangë “lidhjen e tepërt” me liderin amerikan dhe për këtë dje nuk është fotografuar me Trumpin, edhe pse dy liderët kanë pasur takim në Downing Street.

Mirëpo, kryeministri britanik ka mohuar se e shmangë Trumpin.

“Nuk do të fotografohem me të gjithë liderët e mundshëm të NATO-s”, ka thënë Johnson.