Juncker: Liberalizimi i vizave pas demarkacionit dhe luftimit të korrupsionit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka deklaruar se është esenciale që Kuvendi i Kosovës, të miratojë së shpejti demarkacionin me Malin e Zi, pasi është një hap kyç dhe i pashmangshëm drejt liberalizimit të vizave, por gjithashtu duhet të arrihen edhe hapa konkret në luftën kundër korrupsionit.

Ai në konferencën me Presidentin Thaçi, ka thënë se të gjitha përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe organizuar duhet të thellohen më tej, derisa është shprehur i bindur se pasi Presidenti dorëzoi disa dokumente, komisioni do të jetë në gjendje të propozojë liberalizimin e vizave.

“Unë nuk jam i kënaqur që vetëm kosovarët të jenë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë lirshëm, ata janë qytetar si të tjerët dhe duhet të kenë këto të drejt me kusht që demarkacioni të zgjidhet, gjithashtu të arrihet edhe hapa konkret në luftën kundër korrupsionit”, tha ai