Ka nisur seanca për votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Në Kuvend mungon i gjithë Grupi Parlamentar i Lëvizjës Vetëvendosje.

Më herët LVV nuk e kishte sqaruar nëse do të merrte pjesë në seancën ku pritet që zyrtarisht Albin Kurti të largohet nga udhëheqja e Qeverisë.

Seanca ka nisur me gjysmë ore vonesë dhe nuk dihet se a i kanë 61 vota

Qeveria e re do formohet nga koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet.

Seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Posted by RTV "Iliria" on Wednesday, June 3, 2020