Kabineti i Orbanit: Hungaria deri tani nuk ka marrë kërkesë për ekstradimin e Gruevskit

Hungaria deri tani nuk ka marrë kërkesë zyrtare nga Maqedonia për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ka bërë të ditur kabineti i kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Nga Ministria e Drejtësisë dje për MIA deklaruan se përpilohen dokumentet e nevojshme për ekstradimin, pasi tek ta arriti lajmërim nga Ministria e Punëve të Brendshme se Gruevski gjendet në Hungari.

Për ekstradimin e Gruevskit nevojiten dokumente nga gjykata apo vendim i plotfuqishëm për përshkrimin e veprës dhe vjetërsimit të ndjekjes penale apo kryerjes dhe kërkesës së gjyqit deri te organi kompetent në shtet ku duhet të veprohet për ekstradimin.

Gruevski i akuzuar me dy vite burg për furnizimin e “mercedesit” luksoz ka ikur në Budapest ku ka kërkuar azil politik.

Nga pres shërbimi i Kabinetit të kryeministrit Orban dje kanë njoftuar se autoritetet hungareze e shqyrtojnë kërkesën për azil.

“Duke marrë parasysh atë se dhjetë vite ishte kryeministër, për shkaqe sigurie autoritetet hungareze lejuan që Nikolla Gruevski kërkesën për azil ta parashtrojë dhe të dëgjohet në selinë e Zyrës për migrim dhe azil në Budapest. Zyra do të zbatojë procedurë për vlerësimin e kërkesës për azil në pajtim me të drejtën hungareze dhe ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.