Kadri Veseli: Vizioni im është i njejtë sikur i Arbën Xhaferit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përkujtuar Arbën Xhaferin në shtatë vjetorin e vdekjes.

Ai ka shkruar në Facebook duke thënë se Arbën Xhaferi ka lënë gjurmë të mëdha në historinë shqiptare.

“7 vjet më parë u nda nga jeta miku im, Arbën Xhaferi, i cili ka lënë një gjurmë të madhe në historinë shqiptare jo vetëm si politikan, por edhe si shkrimtar, gazetar dhe intelektual i shquar”, ka shkruar Veseli.

Veseli ka shkruar se Arbën Xhaferi ka këmbëngulur që kombi ynë të mbaj orientim drejt perëndimit, që është edhe vizioni i tij.

“Ai njihet gjithashtu edhe për punën e palodhur që ka bërë në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë duke këmbëngulur që kombi ynë të mbaj orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit, i cili është edhe vizioni im”, ka shkruar Kryetari i Kuvendit.