Kamionat e ndërtimit që ndotin rrugët dënohen me 200 euro

Shumë rrugë në Prishtinë janë në rregullim e sipër ose në riparim

E gjatë punimeve, kamionat e ndërtimit po ndotin kogja shumë rrugët.

Për këtë, sot një kompani e tillë është dënuar me 200 euro, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Gjobë për ndotje të rrugës. Ndër të tjera, kompania obligohet ta pastrojë në prezencë të inspektorëve”, ka shkruar ai.