Kaq do ti kushtojnë buxhetit të Prishtinës zbukurimet e sheshit për fundvit

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit, Komuna e Prishtinës, ka filluar zbukurimin e shesheve të saj në prag të festave të fundvitit.

Të gjitha sheshet në Prishtinë, zbukurohen me drita e dekore të tjera, të cilat ndonëse i japin një pamje tjetër kryeqytetit, i kushtojnë edhe mjaft shumë buxhetit të saj

Si në vitet e tjera edhe kësaj radhe, detyra për zbukurimin e shesheve në kryeqytet, i është besuar kompanisë “Anea Group”.

E njejta, ka nënshkruar një kontratë me Komunën e Prishtinës, ku sipas kësaj kontrate, planifikohet zbukurimi i kryeqytetit për festat e fundvitit, për 3 vite rresht, nga kjo kompani.

Sipas kësaj kontrate kornizë, Komuna e Prishtinës, i detyrohet ofertesit, i cili në këtë rast është kompania “AneaGroup”, e cila e ka pronar, Naim Berishën, me një shumë prej 190 mijë eurosh.

Në bazë të kësaj kontrate, për çdo vit, komuna e Prishtinës, harxhon rreth 63 mijë euro për zbukurimin e kryeqyetit.

Ndryshe nga ky vit dhe dy viteve të ardhshme, Komuna e Prishtinës, kishte harxhuar rreth 50 mijë euro deri në 55 mijë për zbukurimet e kryeqytetit, derisa këtë vit, aj prin me një shumë në rritje, 13 deri në 8 mijë euro më shumë.

Siç edhe ceket në kontratën kornizë, në rast të “forcave madhore”, siç janë tërmeti apo fatkeqësi të tjera natyrore, ofruesi i shërbimit, e i cili është “Anea Group”, mund të kërkojë nga Komuna e Prishtinës, zgjatje të periudhës së ekzekutimit nese vonohet realizimi i kontratës.

Më psohtë gjeni kontratën publike të Komunës së Prishtinës, e cila paraqet shifrat që do të ndahen për zbukurimet e fundvitit bë kryeqytet: