Karrota turshi

Si adhurues të karrotës, kemi gjetur një mënyrë të vecanë për ta shijuar atë edhe gjatë dimrit.

Përbërësit

1 1/2 kg karrota
250 gr hudhër
100 gr speca djegës
250 ml vaj
250 ml uthull
magdanoz
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Hapi 1
Hudhrën qërojeni.

Hapi 2
Qërojini edhe karrotat dhe grijini në rende.

Hapi 3
Specat djegës pastrojini. Pastaj hudhrën dhe specat bluajini në blender.

Hapi 4
Në një tigan hidheni karrotën e grirë dhe përzierjen me hudhër e speca. Shtoni vajin dhe kaurdisini derisa të zbuten.

Hapi 5
Pastaj shtoni uthullën dhe vazhdoni zierjen derisa të avullojë e tëra.

Hapi 6
Shtoni magdanozin e grirë imët, kripën dhe vazhdoni zierjen edhe për pak minuta.

Hapi 7
Masën e fituar zbrazeni në kavanozë qelqi dhe lëreni të ftohet mirë para përdorimit.

Ju bëftë mirë.