fbpx

Katalonasit hedhin votat e para, qindra familje flenë në qendrat e votimit (Live)

Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur jashtë qendrave të votimit në Katalonjë për të votuar në referendumin e pavarësisë të kundërshtuar nga qeveria spanjolle.

Zyrtarët qeveritarë katalanas thanë se kutitë e votimit janë hapur dhe kanë parashikuar  një pjesëmarrje të madhe.

Me mijëra janë edhe policët e dërguar në rajon për të penguar zhvillimin e tij. Ata janë urdhëruar të spastrojnë shkollat e pushtuara nga aktivistë, prindër e fëmijë, që po qendrojnë në godina që prej të premtes. Efektivë të policisë rajonale katalanase janë udhëzuar të asistojnë, por u është thënë gjithashtu të mos përdorin forcën.
163 shkolla janë zënë nga familjarët.

Policia po konfiskon gjithashtu letrat e votimit, ndërsa prokurorët kanë urdhëruar mbylljen e ëebsajteve të lidhura me votimin dhe arrestimin e zyrtarëve që po organizojnë referendumin. E megjithatë, lideri katalanes Carles Puigdemont tha për Reuters se nuk do të ndaleshin.

Tensionet

Mbajtja e referendumit ka ngritur tensione mes qytetarëve pro pavarësisë dhe atyre që nuk duan shkëputje nga Spanja dhe po ashtu Katalonja është mbushur me numër të madh policësh, të cilët kanë bllokuar numrin më të madh të qendrave të votimit.
Mbrëmjen e djeshme, kundërshtarët e referendumit kanë djegur flamujt e Katalonjas, ndërsa policia ka marrë në ruajtje objektet shkollore që do të shërbenin si qendra votimi. Më parë shkollat ishin zaptuar nga të rinj dhe prindërit e tyre që mbrojnë mbajtjen e referendumit.

Live: Riot police face voters in Catalonia. Live updates on euronews.com

Gepostet von Euronews English am Sonntag, 1. Oktober 2017