Katrorka pa vezë

Një zgjidhje e shpejtë dhe e shijshme, kur na hahet dicka ëmbël.

Përbërësit

200 gr miell
250 ml jogurt
100 ml vaj
8 lugë gjelle sheqer
4 lugë gjelle kakao
4 lugë gjelle arra të bluara
4 lugë gjelle reçel kajsie
1/2 pluhur pjekurinash
Për salcën:
100 gr cokollatë gatimi
100 gr gjalpë
3 lugë gjelle sheqer
3 lugë gjelle kakao

Udhëzimet

Hapi 1
Jogurtin rraheni bashkë me vajin, sheqerin e recelin.

Hapi 2
Shtoni miellin, pluhurin për pjekurina e në fund edhe arrat e bluara bashkë me kakaon.

Hapi 3
Masën e fituar zbrazeni në tavën e lyer me yndyrë e të spërkatur me pak miell.

Hapi 4
Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro 20 minuta.

Hapi 5
Ndërkohë, cokollatën shkrijeni bashkë me gjalpë, sheqer e kakao.

Hapi 6
Ëmbëlsirën e nxehtë shpojeni me pirun e mbulojeni me cokollatën e shkrirë.

Hapi 7
Lëreni të ftohet pak e më pas shërbejeni.

Ju bëftë mirë.