Kek me shije limoni

Një kek me shije freskuese limoni, që do t’iu bëjë ta gatuani shumë shpesh.

Përbërësit
4 vezë
100 gr sheqer
200 gr miell
200 gr grizë/ermik/semolina
1 lëvore limoni
150 gr rrush i thatë/stafidhe
100 ml vaj
200 ml jogurt
1/2 pluhur pjekurinash
1 sheqer vanilje
sheqer pluhur

Udhëzimet
Hapi 1
Vezët rrahini me sheqer e më pas shtojini të gjithë përbërësit e tjerë.

Hapi 2
Kekun e përgatitur piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 35 minuta.

Hapi 3
Pas pjekjes, lëreni të ftohet e më pas priteni.

Ju bëftë mirë.