fbpx

Kënga e Bebe Rexhës zgjedhet më e mira e dekadës

“Meant to Be” nga Bebe Rexha është kënga më e suksesshme e muzikës ‘Country’ në këtë dekadë.

Top lista më e njohur amerikane e muzikës, Billboard, ka treguar se cilat janë këngët më të suksesshme të dekadës që po lëmë pas.

E ndër këto ndarje, ata kanë treguar, që sipas llogaritjeve, kënga ‘Meant to be’ e shkruar nga Bebe Rexha dhe e kënduar nga ajo dhe grupi Florida Gerogia Line, është kënga e zhanrit country më e suksesshmja e kësaj dekade.

Kështu, këngëtarja me preardhje shqiptare ka arritur që të lë pas shumë hite të këngëtarëve të njohur të muzikës së këtij zhanri.