Këngëtari i njohur shqiptar merr vendimin e papritur, largohet nga muzika për pak kohë

Gjatë ditës së djeshme dha lajmin se ka shkëputur kontratën me kompaninë që e kishte në menaxhim, ndërsa sot trishtoi fansat me vendimin që ka marrë.
Skerdi Ago gjatë ditës së djeshme njoftoi se është larguar nga kompania “RedBox Entertainment”.

Në postimin e fundit, këngëtari ka shkruar disa fjalë për vështirësitë në të cilat ka hasur për të arritur këtu ku është tani.

Përmes këtij postimi, ai njoftoi fansat që ka vendosur të pauzojë për pak kohë, por do të rikthehet kur ta vlerësojë se është momenti i duhur.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I SKERDIT, PA NDËRHYRJE:

Muzika – Gjeja qe kam dashur qe ne femijeri. Kam sakrifikuar shume per te, madje kam qendruar larg familjes per te arritur endrren time, pa e ditur nese do mund ta realizoja. Megjithate, mendoj qe kam arritur ne nje pike qe kam dashur, te pakten deri sot, duke ju falenderuar te gjithe bashkepunetoreve te mi, atyre qe me hapen shume rruge dhe besuan ne mua.

Sot, kam zgjedhur te vazhdoj vetem dhe ta kompletoj endrren time, deri ne fund. Nuk jam shprehur kurre kaq drejtperdrejt por tani i erdhi koha. Do pauzoj per pak kohe ne menyre qe te jem shume energjik atehere kur rikthehem.

Do shihemi shume shpejte me projekte dhe gjera te reja, atehere kur eshte momenti im. Falenderoj secilin nga ju qe me keni dhene mbeshtetje dhe force per te mos u dorezuar pavaresisht veshtiresive qe ka ky profesion. Ju dua dhe vazhdoni te qendroni me mua. I juaji SKERDI!!! 🙏”.