Kështu dukej Përfaqësuesja e Kosovës në vitin 1993!

Reprezentacioni i Kosovës grumbullohej rrallë dhe zhvillonte aty këtu ndeshje para luftës jashtë vendit
Përfaqësuesja e Kosovës e bëri mrekullinë në vitin 2018, të cilin e mbylli pa asnjë humbje të pësuar, duke shkëlqyer në Ligën e Kombeve

Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës u pranua në UEFA e FIFA në vitin 2016, futbolli i Kosovës nuk fillon aty.

Në fakt, liga vendore ka funksionuar përherë, por Kosova e ka pasur edhe Përfaqësuesen e vetë edhe në kohën e ish-Jugosllavisë.

Ekipi përfaqësues grumbullohej rrallë dhe ndërkohë zhvillonte edhe ndeshje miqësore.

Në këtë fotografi shihet ekipi i Kosovës në vitin 1993, i cili udhëhiqej nga trajneri Ajet Shosholli.