Këta janë emrat e personave që gjenden në spital pas tragjedisë në Maqedoni, janë jashtë rrezikut për jetë

Para spitalit të qytetit “8 Shtatori”, drejtori i spitalit, Hristijan Kostov, lexoi emrat e udhëtarëve të lënduar që janë jashtë rrezikut për jetë në këtë spital.
Ai tha se në këtë spital kanë ndërruar jetë gjithsej 5 persona, katër burra dhe një grua, por që ende nuk janë identifikuar.

Familjet dhe të afërmit po përpiqen të gjejnë më shumë informacion rreth gjendjes së të dashurve të tyre. Një pjesë e tyre me lot në sytë e tyre kanë pritur lajmin për personat që janë jashtë rrezikut në këtë spital. Kostov tha se të katër sallat operative po punojnë me kapacitet të plotë.

Para hyrjes në Spitalin e Qytetit, ka shumë skuadra policore dhe qasja në spital është e ndaluar në mënyrë që personeli mjekësor të mund të kryejë punën pa probleme.
Kurse edhe në spitalin “8 Shtatori” ka ardhur një ekip nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Emrat e pacientëve jashtë rrezikut në spitalin 8 shtatori:

Nikolla Karanfilovski
Mersem Neziri
Esat Emruli
Jasmina Stojanova
Ahmeti Betim
Antonoi Antonievski
Alajdin Shabani
Dushan Stefanovski
Lulzim Dalipi
Manuill Trifunovski
Muhamed Shishko-Vjuzim
Verica Stojanovska
Serie Mustafi
Aliqe Uzeir
Goran Naumovski
Demira Ali
Seda Jusufi
Jeton Ismaili
Vjollca Ibrahimi
Halit Useini
Miqif Fikiri
Jasin Sejfuli
Fikrie Stefa
Jovana Gramatnikova
Abas Kasmi-Ferdi
Ilia Ristovski
Dilala Alili
Abdul Ismaili
Lujan Alili